Ditë më të rënda po vijnë për Kumanovën, motra medicinale ka shkuar në punë e infektuar me virus

Një motër medicinale nga Kumanova ka qenë e infektuar me virusin korona, edhe pse ka shkuar në punë dhe nuk ka ndjerë asnjë simptomë. Për këtë informoi sot, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i cili tha se gjatë ditës së djeshme, motra medicinale ka pasur ngritje të temperaturës.

“Ajo është nga Kumanova dhe ka punuar në Klinikën e Pulmologjisë. Motra medicinale mbrëmë ka ndjerë temperaturë të ngritur trupore dhe pasi i është bërë test, është konstatuar se është pozitiv me virusin korona. Përderisa ka shkuar në punë, ka qenë pajisje të plotë mbrojtëse, maskë dhe doreza”, tha Filipçe.

Ndërkohë, sot është viktimë nga virusi korona, ndërsa në 24 orët e fundit ka 25 raste të reja me virus korona, me çka numri i përgjithshëm arriti në 354 persona të infektuar/.GazetaExpress/.