Dita Ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit

Me rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara më 27 janar të vitit 2005 është vendosur Dita ndërkombëtare e përkujtimit të viktimave të Holokaustit.

Njëzeteshtatë janari është caktuar si dita kur në vitin 1945 u çlirua Aushvic-Birkenau, kampi më famëkeq i vdekjeve në Evropë. Shënimi i ditës ka për qëllim riafirmimin e të drejtave të njeriut, parandalimin dhe ndëshkimin e krimeve të gjenocidit, si dhe paraqitjen e rrezikut gjithnjë të pranishëm të diskriminimit racor, kombëtar dhe fetar të bazuar në paragjykime.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, mes tjerëve, u vranë mbi gjashtë milionë hebrenj.

Nevoja për të rikujtuar sërish Holokaustin, si dhe gënjeshtrat që mohojnë karakterin dhe shtrirjen e vuajtjes së tij, është e pranishme në të gjitha shtetet demokratike, ku është i pranishëm antisemitizmi.

Kancelarja gjermane Angela Merkel u paralajmërua të vizitojë sot kampin më të madh nazist të Aushvicit, që gjendet në territorin e Polonisë. Ajo do të jetë kancelari i tretë gjerman që viziton Aushvicin. Vizita e Merkel në Aushvic do të shoqërohet nga kryeministri polak Mateush Moravecki dhe të mbijetuarit e kampit. Po ashtu, është paraparë që kancelarja gjermane të vendos lule në kampin fqinj Birkenau.

Në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Kujtimit të Viktimave të Holokaustit do të marrin pjesë shumë përfaqësues botërorë, përfshirë presidentët e Izraelit, Sllovakisë, Gjermanisë, Austrisë, si dhe kryeministrat e Bullgarisë, Kroacisë, Francës, Republikës së Çekisë, Greqisë, Hungarisë, Luksemburgut, Holandës. Norvegjisë dhe të tjerë.

Gjithashtu, është paraparë që Gjermania të dhurojë 60 milionë euro për fondacionin Aushvic-Birkenau, i cili shënon dhjetë vjet nga themelimi i tij.

Ushtria e Kuqe e çliroi Aushvicin më 27 Prill 1945 dhe atje takoi rreth 7.000 të burgosur. Në kampin e Aushvicit, nazistët vranë rreth 1,3 milion njerëz, nga të cilët mbi një milion ishin hebrenj.