Dita e planetit Tokë: Ku mbeti agjenda e gjelbër? (VIDEO)

DEPONI TË EGRA ÇDO DITË E MË SHUMË, MINISTRAT ME URIME

Kjo nuk është ndonjë reklamë për pije freskuese. Është kanaqe, e hedhur në mes të rrugës, nga qytetar të pandërgjegjshëm. E shumë qytetarë të këtij lloje dhe institucione jo funksionale, kanë prodhuar këtë fotografi.

Për ditën e planetit, Kumtesa, video dhe këshilla nga institucionet…

MINISTRIA E MJEDISIT JETËSOR

Tani është koha për guxim të palëkundur për të ruajtur dhe mbrojtur shëndetin tonë, familjet tona, jetesën tonë …

BUJAR OSMANI – MINISTËR I JASHTËM

Kjo ditë duhet të na përkujtojë të gjithë ne, se të gjithë mund të kontribuojmë në shpëtimin e planetit Tokë, nga ndotja, ngrohja globale, mungesa e ujit dhe zjarreve.

Pamja ishte e gjelbër nga Ministria prej ku ministri Osmani dërgoi mesazhin, por që në hyrje të kryeqytetit, të presin mbeturina.

E edhe në dalje, e njëjta fotografi.

Kohëra më të mira për planetin mban mend edhe kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.

Kur isha sa ti, lëndinat ishin të blerta, pyjet e dendura, pinim ujë nga lumi. Sot më nuk është ashtu.
Ne ua kemi borxh juve, tua kthejmë natyrën, jetën, ujin, ajrin, diellin.

Në zgjedhjet e fundit, partia e garoi në zgjedhjet lokale me Agjendën e gjelbër, duke premtuar zero deponi të egra dhe zero tolerim për ndotje të ambientit. Gjashtë muaj më vonë, asnjëra prej deponive më të mëdha të egra në vend, nuk është pastruar. /KlanMacedonia/