Dita e dytë e protestave në Shqipëri, 7 të plagosur, 5 prej të cilëve policë

Pesë punonjës të policisë dhe dy protestues janë lënduar gjatë protestës mbrëmjen e sotme në Tiranë, në ditën e dytë të saj.

Ministria e Shëndetësisë në Shqipëri njofton se njëri prej punonjësve të rendit është me dëmtime më serioze dhe pas ekzaminimeve të kryera, rezulton me frakturë.

Ndërsa gjatë protestës të zhvilluar ditën e djeshme, ministria e Shëndetësisë thotë se “kanë marrë shërbim në spitale 16 punonjës të policisë dhe 2 protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka pasur dëmtime serioze të syrit, me prognozë mjaft të rëndë”.