Distria Krasniqi fiton medaljen e argjendtë në Tbilisi

Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Tbilisit.Xhudistja kosovare është mposhtur në finale nga Diyora Keldiyorovam, shkruan GazetaBlic Sport.

Krasniqi ishte fantastike deri në finale, por aty fatkeqësisht pësoi humbje.Ky rezultat, pa asnjë dyshim është një rezultat shumë i mirë, me kosovaren që synon suksese tjera të mëdha në vazhdim.