Distria Krasniqi eliminohet nga Kampionati Evropian

Distria Krasniqi është eliminuar në çerekfinale të Kampionatit Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Kosovarja u mposht nga francezja Amandine Buchard, me IPPON.

Gara përfundoi shpejt për pejanen, ndonëse premtoi shumë duke e kaluar pa problem përballjen e parë që e kishte ndaj bullgares, Daniel Dimitrova.

Në garë për medalje ka mbetur xhudistja tjetër, Flaka Loxha, që ka shkuar në gjysmëfinale.