Distancim ndaj BDI-së, distancim ndaj LSDM-së e VMRO-së

Shkruan: Arsim Zekolli

Opozita shqiptare, por edhe shoqeria shqiptare duhet te bejne distancimin e pakenaqesise se vet me BDI dhe te mos lejojne te bien ne te njejten vijë me motivet e partive maqedonase dhe mediave maqedonase.

Motivet dhe argumentet shqiptare janë te pasterta dhe kanë më mbeshtetjen vendore dhe te jashtme, karshi BDI-së. Gjë që nuk mund te thuhet per partitë dhe mediat maqedonase te cilat nuk e kanë me BDI-në, por me shqiptarët ne pergjithesi. Dhe kjo eshte poashtu e qarte per faktoret e jashtem te cilit nuk “blejnë” histerinë maqedonase.

Opozita dhe publiku shqiptar duhet te jenë koshientë per motivet e “Zhivaljeviçave”dhe “Dakadavidoviçave” serbë në Shkup që mundohen te ngrisin urrejtjen ndaj shqiptarëve deri ne qiell, pasiqë vetem ashtu shpresojnë ta shterrojnë agjenden e tyre te luhatur. Nuk kanë asnje oferte per asgje, nuk kanë asnje plan relevant, nuk kanë asnje alternativë per kerkesat qe duhet patjeter te implementojne dhe nuk kanë se si t’ju ikin marreveshjeve te nenshkruara. Dhe kete mundohen ta mbulojne me llomotitje.

Por partite maqedonase, mediat dhe oligarket maqedonas i mundon edhe nje problem me thelbesor per te cilin hezitojne te debatojne, lere më të rapprtojnë. Per keto 5-6 vite, nje pjese bukur e madhe e informatave, dokumenteve, deshmive per te bëmat e VMRO. LSDM, oligarkeve, mediave kanë perfunduar ne duar si te shqiptarëve, ashtu dhe te huajve. Informata per qarkullimet e financave (posaçerisht ato te zeza), per raporte ilegale me grupime kriminele, per raporte me faktor anti-perendmor, per vizita konspirative (në dhe nga Naqedonia), per koordinime te ndryshme etj.

Kjo shkakton nervoze te konsiderueshme dhe ndjenje hendikepi, pasiqë nuk mund te parandalohet dhe nuk mund te parashikohet se si apo kur do të perdoren te dhenat e tilla. Rrjedhimisht, e vetmja mundesi eshte qe te tentohet njollosja dhe denigrimi i burimeve shqiptare qe te amortizohet – sadopak – efekti i plasmanit te informatave. Kjo qasje deshperimi edhe me shumë theksohet falë izolimit total qe eshte bere ndaj garniturave “Zhivaljeviç”, miqve te Vulinit, partnereve te Dakadavidoviqit dhe oligarkeve me lidhje ruse. Izolim qe tentohet te mbulohet me plasman te spekulacioneve dhe operacioneve psikologjike per te defokusuar opinionin maqedonas.

BDI, LSDM dhe VMRO janë neë vlim eksploziv te brendshem pasiqë faturat vetem sa po shtohen dhe aforohet koha per t’i paguar ato. Ne BDI, kjo eshte më dukshme, por nuk ka aspak dyshim se e njejta eshte duke ndodhur edhe ne partite maqedonase dhe mediat e tyre. Opozita dhe shqiptarët duhet te distancohet jo vetem nga BDI, por edhe nga agjenturat serbe/ruse ne VMRO dhe LSDM, dhe te mos lejojnë qe intrigat e tyre te ndotin kauzën dhe ngritjen e saj ne skenen politike.

*Arsim Zekolli, ambasador