Disa të arrestuar për sulmin në xhaminë e Pakistanit që la mbi 100 të vdekur

Disa të dyshuar janë arrestuar në lidhje me shpërthimin vetëvrasës të së hënës në një xhami në qytetin verior të Pakistanit, Peshawar, që vrau më shumë se 100 njerëz.

Më shumë arrestime do të ndodhin pas një hetimi të madh policor për sulmin që plagosi 217 persona të tjerë, tha shefi i policisë së Peshawarit, Mohammad Aijaz Khan.

Autoritetet po hetojnë gjithashtu se si sulmuesi hyri në xhami, shtoi Khan. Familjet që jetojnë në kompleksin e policisë ku ndodhet xhamia po merren në pyetje pasi policia nuk mund të përjashtojë që sulmuesi mund të jetë ndihmuar nga dikush brenda vendit, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Policia dyshon se 12 kilogramë eksploziv janë përdorur nga një kamikaz, tha më herët Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së Peshaëarit, Moazim Jah Ansari.