Disa pjesë të Shkupit, pa energji elektrike

EVN njofton se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike, sot do të mbeten pa energji elektrike disa nga shfrytëzuesit e komunave Kisella Vodë, Qendër dhe Saraj. Në fshatin Krushopek të komunës së Sarajit, shfrytëzuesit sot dhe nesër do të jenë pa energji elektrike

Nga ora 9:00 deri në ora 11:00, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rrugët “Partenij Zografski”, “Cerska”, “Cërniçe”, “Hristo Uzunov”, “Slavejko Arsov” dhe “Vostaniçka” në komunën Kisella Voda.

Nga ora 09:00 deri në orën 11:00, sot dhe nesër, pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga fshati Krushopek në komunën e Sarajit. Nga ora 9:00 deri në ora 14:30, sot do të jenë pa energji elektrike shfrytëzuesit nga një pjesë e rrugës “Rimska” në komunën e Karposhit.