Disa pjesë të Qendrës dhe Sarajit nesër pa energji elektrike

Qendra Rajonale për Menaxhim me Kriza të Qytetit të Shkupit bëri të ditur se për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin elektro shpërndarës nesër pa energji elektrike do të jenë konsumatorët në disa pjesë së komunave Qendër dhe Saraj.

Në periudhën prej orës 09.00 deri në orën 10 pa energji elektrike do të jenë një pjesë e rrugës “Aco Karamanov” numrat 16 dhe 20 në Komunën Qendër, ndërsa në periudhën prej orës 9 deri në 12, konsumatorët e një pjese të rrugëve “Llazar Liçenovski”, “Skupi”, “Samoillova”, bulevardi “Nikolla Karev” dhe rrugë të tjera përreth në Komunën Qendër.

Në periudhën prej orës 8 deri në 14, ndërkaq, energji elektrike nuk do të kenë konsumatorët e fshatit Krushopek, objektet rreth pishinës “Saraj” dhe Komunës Saraj.