Dimovski: Rritja reale e çmimit të energjisë elektrike është minimum 17.3 për qind

Ilija Dimovski OBRM-PDUKM thotë se rritja reale e çmimit të energjisë elektrike është minimum 17.3%.

“Nga 168 orë në javë (duke menduar se shpenzojmë orë në të gjithë 168 orët), për 156 orë ka rritje prej 9.48% dhe për 12 orë (për gjashtë ditë tarifë e lirë), rritja do të jetë prej 118.96%. Gjithsej rritja është për 17.3%”, shprehet Dimovski.

Sipas tij, çmimin real të energjisë eletkrike qytetarët nuk do ta paguajnë në mënyrë të drejtpërdrejt, por do paguajnë shtesë me para të TVSH-së nga buxheti që janë minimum 100 milionë euro.

“TVS-ja për energjinë elektrike për 6 muaj do të rritet në 5% dhe për 10% rritet edhe çmimi i rrymës elektrike”, u shpreh Dimovski.