Dimitrov: Qytetarët të kenë kujdes me lajmet e rreme

NATO përmes mekanizmit të saj për ndihmë në njëfarë mënyre ka rolin e një qendre koordinimi midis kërkesave dhe nevojave të shteteve anëtare në përballjen me Kovid-19 dhe atyre që mund të ofrojnë ndihmë, përmes mekanizimit mundësojnë, porositi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, i cili në emisionin Utrinski brifing në “Sllobodna TV”, ndër të tjera, foli për pjesëmarrjen e tij të parë të plotfuqishme në takimin e Aleancës, pasi Maqedonia e Veriut u bë zyrtarisht anëtarja e 30-të.

Ai përkujtoi se ndihma e parë për vendin në atë kuptim mbërriti nga Norvegjia, respiratorët mekanikë, ndërsa sot pasdite një aeroplan turk do të aterojë në Shkup me ndihmën prej andej.

“Më parë, Hungaria, Sllovenia, SHBA-ja dhe Holanda ofruan ndihmë për sistemin shëndetësor. BE-ja doli me një paketë 400 milionë euro për Ballkanin Perëndimor, rreth 70 milionë për vendin tonë, për pasojat ekonomike”, tha Dimitrov.

Dimitrov shprehu kënaqësi sepse për 20 vjet ka qenë pjesë e rrugës për në Aleancë, ndërsa tani ka biseduar për herë të parë me 29 kolegët e tjerë, jo për kandidaturën e Maqedonisë së Veriut, por për problemet e tjera botërore. Solidariteti, gjegjësisht lufta kundër virusit Kovid-19, është një nga ato probleme globale.

Ministrat në kuadër të NATO-s gjithashtu folën për luftën kundër lajmeve të rreme, ndërsa Dimitrov kërkoi vigjilencë dhe kujdes nga qytetarët sepse në një gjendje të jashtëzakonshme, terreni për përhapjen e lajmeve të rreme është tokë pjellore.

Ai tha se kishte inicuar një letër të përbashkët me ministrat e jashtëm të rajonit, që Ballkani Perëndimor, të përjashtohet nga regjimi special për eksportin e maskave mbrojtëse dhe skafanderëve.

“Askush nuk e di saktësisht se sa do të zgjasë pandemia dhe unë mendoj se me kalimin e kohës solidariteti do të rritet. Ne nuk mund ta ndalojmë këtë virus në një vend dhe ta ndërpresim atë. Do të duhet si rajon, kontinent dhe humanizëm të ndihmojmë njëri-tjetrin për t’i dhënë fund kësaj gjendje të jashtëzakonshme. Po i përforcojmë kapacitetet shtëpiake për maska ​​mbrojtëse. Nëse i plotësojmë nevojat tona, pse të mos ndihmojmë edhe jashtë”, tha ministri.

Marrëdhëniet bilaterale me Bullgarinë fqinje, gjegjësisht zhvillimi i miqësisë dhe heqja e të gjitha sfidave të identitetit, do të jenë procesi i fundit i mbylljes së çështjes maqedonase, konsideron ministri i Punëve të Jashtme. Ai theksoi se NATO dhe BE janë dy entitetet kryesore ndërkombëtare që ndihmojnë në këtë.

Që nga dita e djeshme, Ministria e Punëve të Jashtme ka ndërmjetësuar kthimin e 2.479 qytetarëve, ndërsa të premten do të kthehen qytetarët nga Franca dhe Belgjika, ndërsa përmes Bullgarisë edhe 35 qytetarë të tjerë nga Abu Dabi.