Dimitrov në Berlin, kërkon hapjen e negociatave

Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov në takim me homologun gjerman, Mihael Rot në Berlin kërkoi hapjen e negociatave për anëtarësim mes Maqedonisë së Veriut dhe BE-së. Rot nga ana tjetër siguroi se Berlini po punon për një vendim pozitiv në këtë drejtim, duke i kërkuar Shkupit t’i vazhdojë reformat.

Ka një vit e gjysmë që në shumë raste ishim shumë afër hapjes së suksesshme të negociatave mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Nëse dëshirojmë të jepet inkurajim i mëtejshëm i procesit të reformave, të mos minohen të arriturat e vendit si dhe të ruhet kredibiliteti dhe ndikimi i BE-së në rajon, është e domosdoshme të shfrytëzohet rasti i parë për sjelljen e vendimit të shumëpritur dhe të merituar – tha Nikolla Dimitrov, ministër i Jashtëm.

Ndajmë dëshpërimin për shkak të pamundësisë që Maqedonia e Veriut të bëjë hapin e merituar, përpara. Do t’i vazhdojmë përpjekjet e përbashkëta për arritjen e këtij qëllimi në periudhën vendimmarrëse përpara nesh. Paralelisht, fokusi të mbahet në reformat evropiane në shtëpi – u shpreh Mihael Rot, Ministër i jashtëm i Gjermanisë.

Alsat