Dimitrov: Më vjen keq që nuk kaloi amendamenti për retorikën bullgare

Zëvendës/kryeministri i Çështjeve Evropiane, Nikolla Dimitrov ka përshëndetur miratimin e Raportit për Maqedoninë e Veriut nga Parlamenti Evropian, ndërsa gjithashtu ka shprehur keqardhje që nuk ka kaluar amendamenti i të Gjelbërve dhe Socialdemokratëve në lidhje me retorikën bullgare.

Amendamenti ku dënohej retorika provokuese e Bullgarisë drejt Maqedonisë së Veriut nuk kaloi për shkak të bllokimit të eurodeputetëve të PPE-së dhe Konservatorëve Evropian.

“Dëshiroj ta përshëndes miratimin e Rezolutës së PE-së me shumicë. Shpreh keqardhje që nuk u miratuan amendamentit 3 dhe 40 të grupit PPE, dhe dëshiroj të shpreh keqardhje që amendamenti 2 i Fajon, Belka dhe Sider nuk kishte përkrahjen e shumicës”, tha Dimitrov. /SHENJA/