Dimitrov: Kërkojmë zgjidhje që nuk prek identietin

Nevojitet një zgjidhje që nuk hyn në identitet, vlerson zëvëndëskryeministri për Çështjet Evropiane, Nikolla Dimitrov, si anëtar i Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane në Parlament. Ai dje mori pjesë në seancën e parë konstituive të këtij organi në parlamentin e ri, ku u diskututa për statusin aktual të Maqedonisë së Veriut nga aspekti i perspektivës evropiane dhe rrjedha e procesit për përgatitjen e vendit për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

Nikolla Dimitrov, zëvëndëskryeministër për Çështje Evropiane

“Maqedonia Veriore ka përmbushur të gjitha parakushtet dhe sipas shumë shteteve anëtare dhe përfaqësuesve të institucioneve të BE në Bruksel, ne ndoshta jemi vendi më i përgatitur për të filluar negociatat e pranimit. Pika që kemi theksuar është miratimi i tekstit të Kornizës Negociuese nga shtetet anëtare. Le të mos ketë dilema, pozicionet tona bazohen në parime kristale të qarta”

Dimitrov nënvizoi se procesi i evropianizimit të Maqedonisë së Veriut duhet të vazhdojë të përmbushë agjendën e reformave, kryesisht për të përmirësuar jetën e qytetarëve. Në këtë drejtim, Dimitrov u prezantoi anëtarëve të Këshillit Kombëtar për Integrime Evropiane aktivitetet brenda “Agjendës: Evropa në shtëpi”, planet për miratimin e Programit të ri Kombëtar për Miratimin e Ligjit të BE-së me një perspektivë termike e adaptuar në strukturën e metodologjisë së re për negociatat e pranimit.

Nikolla Dimitrov, zëvëndëskryeministër për Çështje Evropiane

“Është shumë e rëndësishme që koha të përdoret në punë dhe jo në pritje, sepse, procesi i pranimit është një mjet për reformën. Ajo nuk sjell ndryshme brenda natës, por, me vullnet politik, veçanërisht nëse ky organ bashkon përpjekjet e qeverisë dhe opozitës nga njëra anë, dhe nga ana tjetër faktorët e sektorit privat, akademisë, dhe të gjithë shoqërisë”.

Dimitrov tha se me fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së Veruit me BE-në do të ketë shumë sfida dhe procesi do të jetë shumë i komplikuar, ndërsa shtoi se Këshilli Kombëtar duhet të gjenerojë sinergji për të kapërcyer dallimet përmes dialogut të hapur, pasi sipas tij agjenda evropiane është çështje unifikuese dhe mision./SHENJA