Maksimi Dimitrievski i cili me votat e shqiptareve mezi sa e fitoi mandatin per kryetar te Komunes se Kumanoves, paska reaguar per “vandalizimin e hapësirave të Shoqatës Kulturor ‘Srpski Vez’”, duke kërkuar që organet e hetuesisë menjëherë të fillojnë hetimet për kapjen e autorëve. Në parim, kjo është në rregull, bile jo vetëm këtë grafit (akt vandalist) por të gjitha grafitet që nxisin urrejtje dhe mosdurim ndëretnik duhet të ndiqen, të ndricohen deri në fund dhe të dënohen autorët e këtyre akteve primitive, démodé.
Por, ajo që I habitë shqiptarët është se pse Maksim Dimitrievskin tani vite me radhë në mes të Kumanovës dhe gjithandej në Kumanovës, në pjesët e banuara kryesisht me maqedonas, nuk I pengojnë grafitet antishqiptare të cilat direct nxisin mosdurim dhe urrejtje ndëretnike. Kumanova në këto pjesë të qytetit, është e mbushur me grafite antishqiptare, si: “Mrtov shiptar, dobar shiptar”, “Gasni kommori za shiptarite”.
Kjo edhe njëherë e tregon ftyrën e vërtetë të kryetari Maksim Dimitrievski, se vepron me dy kute: ndryshe kur janë në pyetje interest serbe dhe maqedonase e krejt ndryshe kur janë në pyetje interest e shqiptarëve.
Nëse dyshon në këtë, e pyesim zotin Dimitrievski a ka reaguar ndonjëherë për grafitet antishqiptare që janë plotë në Kumanovë?
Le të na tregoje kryetari Dimitrievski për të gjithë këto grafite me përmbajtje antishqiptare, a ka patur vetëm një të dënuar deri tani? Natyrisht që Jo! Maksimi ka qenë pjesë e publikut në Sallën e Kumanovës ku këndoheshin këngë me përmbajtje antishqiptare. Ranë maskat zoti Dimitrievski!
Koment i portalit informative: “KumanovaSot”
Lajme Dimitrievski reagon për grafitin “UÇK tek “Srpski Vez”, por kurrë nuk reagoi...



