Presidenti francez, akuzoi policët për shkeljen e rregullave që ua pamundësojnë atyre hyrjen në Kishën Shën Ana që i përket periudhës së kryqëzatave.
“Nuk më pëlqen ajo që e bëtë para meje. Dilni jashtë, ju lutem. Mos provokoni. Nuk mund t’i shkelim rregullat që datojnë me shekuj”, ka thënë Macron, raporton Reuters.
Incidenti i Macronit është i njëjtë me atë të ish-presidentit Jacques Chirak.
Në vitin 1996, Chirak humbi durimin me agjentët izraelitë të sigurisë në të njëjtën kishë, raporton Reuters.
Macroni gjendet në Jerusalem për të marrë pjesë në Forumin e Pestë Botëror të Holokaustit, që shënon 75-vjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auchwitz.