Zëvendëskryetarja e Qeverisë, Milla Carovska, zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikes Sociale, Sanella Shrijelj, zëvendës-drejtori i Fondit të sigurimit pensional invalidor, Ilija Ivanovski, kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve Stanka Trajkova dhe kryetari i komunës, Zhivko Gosharevski, sot u takuan me pensionistët e Resnjës.
Në takim është biseduar për rritjen e ardhshme të pensioneve në politikë dhe çështjet tjera të ndërlidhura me popullatën më të moshuar.
“Pensioni i janarit që do ta paguajmë në shkurt do të jetë për 700 denarë më i lartë për çdo pensionist. Me këtë vendim e përforcojmë standardin jetësor të pensionistëve, ndërsa pensioni mesatar do të arrijë 15:500 denarë”, theksoi mes tjerash Carovska.
Zgjidhja sistemike parashikon rritje plotësuese të pensioneve përveç sipas rritjes së BPV-së, të mund të rriten edhe sipas rritjes së rrogave.
Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikes Sociale, Sanella Shkrijelj, theksoi se çdo qytetar ka të drejtë në jetë dinjitoze dhe të gjithë kanë të drejtë të kënaqen nga fryti i asaj që e kanë punuar në jetë.
Zëvendës-drejtori i Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor, Ilija Ivanovski, theksoi se pensionet edhe muajin e ardhshëm do të paguhen pa huazime.
“Të ardhurat e Fondit rriten, ndërsa deficiti është ulur për 10 për qind. Kjo është rezultat i pagesës së rritur të kontributeve dhe rritjes së numrit të të punësuarve në vend”, ka thënë Ivanovski.
Kryetarja e Lidhjes së shoqatave të pensionistëve, Stanka Trajkova theksoi se çdokush meriton jetë dinjitoze dhe kjo rritje e pensioneve do të thotë shumë për pensionistët.