Dillian Whyte më në fund ka reaguar pas një kohe të gjatë heshtjeje në lidhje me meçin ndaj Tyson Furyt.
Boksieri, përmes një postimi në rrjetin social, Twitter, i ka njoftuar simaptizuesit e tij se është gati për përballje.
“Unë jam gati. Pres të ju shoh çdonjërin nga ju më datë 23 prill”, shkroi ai në Twitter, transmeton lajmi.net.
Rekordi i Whyte aktualisht është 28-2 (19 fitore me knock-out), ndërsa Fury ka bilanc prej 32 fitoreve (22 me knock-out).
Meçi do të zhvillohet më 23 prill, në stadiumin “Wembley”.