Barcelona po përgatit kontratën Araujon

Barcelona është duke e përgatitur kontratën për mbrojtësin Ronald Araujo.

Siç merr vesh Fabrizio Romano, pothuajse gjithçka është gati që lojtari ta hedh “të zezën mbi të bardhë”.

Pas nënshkrimit të kësaj kontrate, klauzola e largimit të lojtarit do të jetë hiç më pak se 1 miliardë euro.

Pos Araujos, katalunasit janë në bisedime për rinovim edhe me Gavin dhe marrëveshja është afër për t’u arritur.

Edhe për Gavin do të vlejë një klauzolë “stratosferike” për klubet që shprehin interes në drejtim të tij.