Dikush duhet të marr përgjegjësi dhe dënim për këtë tragjedi të rëndë trishtuese!

Naser Pajaziti

Qendra Kovid në Tetovë që në hapjen e saj ishte me probleme dhe debate se nuk ishte funksionale.

3.6 milionë euro janë paguar nga buxheti i shtetit (përmes një huamarrje nga Banka Botërore) për 17 spitale të ashtuquajtura qendra kovid në mbarë vendin, mes tyre edhe kjo që u shkrumbua në Tetovë.

Tenderin e kishte fituar kompania “Brako” nga Velesi, në pronësi të ish-zëvendëskryeministrit për çështje ekonomike, Koço Angjushev, që ishte pjesë e Qeverisë së parë Zaev.

Projekti u realizua bashkë me një kompani tjetër “Ari dhe Tom” nga Vallandova.

Dikush duhet të marr përgjegjësi dhe dënim për këtë tragjedi të rëndë trishtuese!