Dikur tha se lidhja e tyre ishte lojë, por çfarë raporti ka sot babai i Einxhel Shkirës me Dj Dagz?

Einxhel dhe Dagz krijuan lidhjen e tyre brenda shtëpisë së “BBV”.

E pas përfundimit të këtij ‘reality-show’, ata kanë qëndruar krah njëri-tjetrit në secilin moment, shkruan lajmi.net.

Por pak para finales së “Big Brother VIP”, babai i Einxhel ishte pjesë e një interviste ku ishte pyetur nëse e kishte takuar nga jashtë Dagzin.

Babai i moderatore i befasoi të gjithë kur tha se nuk e kishte takuar, duke deklaruar se atë që ka ndodhur mes atyre dyve e ka parë si diçka të ndodhur brenda një loje.

“Jo unë e kam parë si një gjë që është brenda për brenda një hapësire loje. Nuk kam asnjë arsye për ta takuar. Do ta takoj ashtu siç takova Monikën apo Donaldin.”, tha ai asokohe duke ngritur goxha polemika.

Tash pas kaq kohe prej edhe kur ka mbaruar ky reality-show, duket se ai ka ndërruar mendje dhe tashmë beson në lidhjen e Dagzit me Einxhelin.

Einxhel dhe Dag kanë postuar në rrjetet sociale një foto krah njëri-tjetrit ku mes shumë komenteve bie në sy ai i babait të prezantueses.

“Yje”, shkruan ai duke shprehur hapur mbështetjen dhe pëlqimin ndaj të bijës dhe partnerit të saj.

Dagz dhe Einxhel janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe shfaqen kudo bashkë. Ndonëse nuk kanë vendosur ende se ku do jetojnë përfundimisht, dyshja e kalojnë kohën bashkë mes Prishtinës dhe Tiranës./Lajmi.net/