Dikur quhej “Messi i Kroacisë”, sot ai luan vetëm para 12 mijë tifozëve

Alen Halilovic dikur u quajt “Messi i Kroacisë”, por ai tani po luan para vetëm 12,000 tifozëve pasi u largua nga Barcelona vite më parë.

Mesfushori dikur ishte një talent shumë i vlerësuar pasi iu bashkua Barcelonës në moshën vetëm 18-vjeçare.

Deri në atë moment ai kishte tashmë 62 paraqitje profesionale dhe tetë gola nga koha e tij në Dinamo Zagreb.

Barça lëvizi shpejt për ta marrë Halilovicin duke u bashkuar me Barcelonën B.

Ai pati një sezon të plotë me skuadrën, por u zhgënjye me mungesën e mundësive për ekipin e parë, duke bërë vetëm një paraqitje.

Kroati kaloi kohë në formë huazimi përpara se të vazhdonte karrierën e tij në Camp Nou.

Ai kujtoi vendimin e tij për t’u larguar nga klubi, duke thënë për Marca: “Dy vitet e para ishin perfekte në Barça, por shpresoja të kisha një shans në ekipin e parë në të tretin. Më pas kuptova se Luis Enrique nuk më pa atje”.

“Duhej të qëndroja edhe një vit, sepse po bëja shumë mirë. Por, Barça vendosi që unë të shkoja sërish në huazim, kështu që unë isha pak i frustruar me gjithçka”.

“Nuk doja të dilja më, kështu që thashë në dreq me atë, po ik nga këtu”, ka shtuar më tej ai.

 

 

Tani Halilovic, 27 vjeçar, po luan për klubin e 12-të të karrierës së tij – Fortuna Sittard, i cili është i 11-ti në Eredivisie.

Fortuna Sittard Stadion është një arenë me kapacitet 12,500, por Halilovic shpesh e gjen veten duke luajtur përballë një turme mesatare prej 10,000 tifozësh.

Ai do të dëshironte të kishte qenë më i duruar gjatë periudhës së tij në Barcelonë, por ende beson se mund të bëjë diçka në karrierën e tij, prandaj ai refuzoi një lëvizje në Arabinë Saudite.