Dikur i premtoi Leonora Jakupit diҫka, tani Ramush Haradinaj merret me të dashurin e saj

Ramush Haradinaj në seancën e Kuvendit ka kritikuar Qeverinë Kurti për bashkëpunim me Nexhat Krasniqin, apo siҫ e quajti ai, ‘baba i tenderave’.

“Ky njeri (Albin Kurti) sot punon ngushtë me ‘babën e tenderëve’, me Nexhat Krasniqin, për të cilin me kanë gjykuar mu në Parlament sa isha kryeministër. Janë incizimet sot. Tre ministra të Qeverisë Kurti me kanë gjykuar në Parlament, Albulena Haxhiu, Liburn Aliu, Xhelal Sveçla. Më kanë gjykuar se po e len ‘babën e tenderëve’, kryekriminelin. Të tretë sot bashkëpunojnë më të. Ky është mashtrues, por ky mashtrim nuk do të zgjasë, sepse Kosova nuk është vend që nuk lexon drejt”, ka thënë Haradinaj.

Këtë deklaratë Haradinaj e bëri në prezantimin e kandidatëve të AAK-së për kryetarë të komunave.

Ndryshe, Nexhat Krasniqi është përmendur edhe si i dashuri i këngëtares së famshme në Kosovë, Leonora Jakupit.

Kjo e fundit duket se kishte një raport të mirë me Ramush Haradinajn, kur në kohën që ai ishte kryeministër, kishte ftuar këngëtaren në zyrën e tij. Aty i kishte premtuar që eshtrat e babait të saj, Qazim Jakupit do të prehen në Kosovë.