Digjet një veturë në rrugën Bellanoc-Stançiq

Para pak minutash në rrugën Bellanoc-Stançiq në lokalitetin “Izvor”, është djegur një makinë, njofton “TV21”.

Zjarrfikësit menjëherë pas sinjalizimit mbërritën në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit duke mos e lejuar në këtë mënyrë përhapjen e tij në ambientin përreth.

Nuk raportohet për viktima, por vetëm dëme materiale të veturës në fjalë.