Digjet një shtëpi në Prilep, humb jetën pronari i saj

Policia e Velesit bën me dije se në orët e para të mëngjesit të sotëm një shtëpi në rrugën “Kole Cvetkov” në Veles ka marrë flakë dhe për pasojë ka gjetur vdekjen pronari i saj M.C.(58) nga Velesi.
“Me datë 16.03.2023 në orën 04:27 në Stacionin Policor në Veles është lajmëruar se në një shtëpi në rrugën “Kole Cvetkov” në Veles ka shpërthyer zjarri dhe është gjetur i vdekur pronari M.C.(58) nga Velesi. Vdekjen e ka konstatuar mjeku i Emergjencës nga Velesi, ndërsa zjarri është shuar nga Njësia Territoriale e Zjarrfikësve-Velesi”- thuhet në raportimin e policisë.