Digjet një shkollë në Ferizaj (VIDEO)

Përfshihet nga zjarri Gjimnazi i parë në Ferizaj, i cili është objekt i Trashëgimisë Kulturore.

Rastin e ka konfirmuar për Klankosova.tv Kanun Veseli, i cili tha se zjarri është lokalizuar dhe se veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Veseli theksoi se bëhet fjalë për një objekt shkolle të vjetër jo funksionale.

“Rreth orës 04:25 kemi pranuar një informate se në një objekt shkolle të vjetër jo funksionale në rrugën “Ramadan Rexhepi” është një incident zjarri . Ekipe të policisë , zjarrfikësve kanë dal menjëherë në vendin e ngjarjes. Zjarri është lokalizuar, veç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka thënë Veseli.