Bastisje në Shkup, arrestohen persona nga Gërçeci dhe Gjevgjelia

MPB bën të ditur se policia sot ka realizuar bastisje në Shkup, përcjell TV21. Pas bastisjes është arrestuar 23-vjeçari A.O. nga Gërçeci i Shkupit dhe personi V.K. nga Gjevgjelia.

“Gjatë kontrollit në banesën ku ata jetonin në Shkup, të kryer me urdhër të gjykatës, janë gjetur dhe konfiskuar rreth 150 gramë kokainë dhe një peshore digjitale. Ata janë ndaluar në stacion dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, me procedurë të shpejtë do të bëhet kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.