Digjet kutia elektrike e EVN-së në Studeniçan

Të martën në mesditë është djegur një kuti e EVN-së në fshatin Studeniçan. Rastin në polici e ka paraqitur një banor i fshatit, njoftojnë nga MPB për gazetën Lajm.
“Më datë 13.02.2021 në ora 17 në SPB Shkup, A.R. (59) nga fshati Studeniçan i Shkupit ka njoftuar se rreth orës 13 ka ndodhur zjarr në një dollap (kuti) elektrike pronë e EVN-së. Zjarri është fikur nga ekipi i zjarrfikësve në Shkup. Hetime në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup”, njofton Ministria e brendshme.