Digjen pyjet e Kopanicës së Shkupit (Foto)

Mbrëmjen e sotme flakët kanë kapluar pyjet e fshatit Kopanicë të komunës së Sarajit. Nga fotot e siguruara djegia e pyjeve duket të jetë e shtrirë gjatë. Nuk dihen arsyet e zjarrit, ndërsa nuk raportohet nëse autoritetet po ndërmarrin diçka për shuarjen e tij.