Diferenconin vëllain prej vëllait bashkëpunëtorë veglat e serbit!

Shkruan: SAMI ARIFI

Populli shqiptar në ish-Jugosllavi nuk mund të quhej as pakicë kombëtare meqë për nga numri i banorëve ishte në vendin e tretë, pas serbëve dhe kroatëve. Shqiptarët ishin në shtetin jugosllavë më shumë banorë se sllovenët, myslimanët, malazezët, maqedonët, hungarezët, rumunët e të tjerë. Shqiptarët nuk e gëzonin në ish-pushtetin jugosllavë të drejtën e kombit, por, nuk mund të quheshin pakicë kombëtare meqë ishin me shumicë, prandaj për të mos qenë të barabartë me kombet tjera si komb në ish-Jugosllavi serbët me bashkëpunëtorë të tyre shpikën një terminologji të ashtuquajtur “kombësia shqiptare në Jugosllavi”.

-Pasi që në themelimin e të ashtuquajturës “Jugosllavia e Re”, RSFJ (Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë) shqiptarëve iu mohua e drejta të jetojnë në një shtet të përbashkët me Shqipërinë, madje i ndanë edhe përbrenda Jugosllavisë në Republikën Socialiste të Serbisë, Malit të Zi dhe të Maqedonisë. Pushteti jugosllavë patë lënë një autonomi të cunguar të ashtuquajtur “Autonomia Socialiste e Krahinës së Kosovës”, nën sqetullën e Serbisë dhe si element konstituiv i federatës jugosllave.

-Shqiptarëve nuk iu mbet tjetër veçse t’i vazhdojnë aspiratat, që mendonin më lehtë për t’i realizuara, për barazi me kombet tjera në Jugosllavi. Këto aspirata përmes protestave dhe demonstratave u shtypën në mënyrën më brutale nga Serbia dhe bashkëpunëtorët e saj, madje u vranë një numër demonstruesish në demonstrata.

-Pushteti serbo-jugosllavë me bashkëpunëtorë futi mekanizmin e diferencimit që demonstruesit të ndëshkohen me masa represive duke filluar me burgjet, largimin nga vendi i punës, përmes diferencimit, madje u krijua klima nga bashkëpunëtorët e shkjaut të distancohet në shumë e rasteve edhe vëllai prej vëllait, diferencimet e shqiptarëve vazhdonin nga pushteti të ndihmuar nga sahanlëpirësit e tyre në të gjitha poret e jetës, në familje, në fshatra e qytete, në shkolla në fabrika e gjetiu. Bënin gara bashkëpunëtorët për t’u ngjitur sa më larët, përmes diferencimeve, në pozita të pushtetit okupues serbosllavë.

-Ata që i frikësoheshin jetës se po të largoheshin nga puna profesionale dhe se ndryshe nuk mund të jetonin, pushteti me bashkëpunëtorë i detyronte të distancohet vëllai prej vëllait, nëse njeri ishte në të ashtuquajturin “izolim”, apo i burgosur qoftë me kohë-zgjatje të shkurtër apo kohë-zgjatje të gjatë në burg, ai vëllai që punonte pranë organizatës punuese detyrohej të thoshte: distancohem prej veprimtarisë armiqësore të vëllait, thjeshtë thoshte: që nga kjo ditë unë se kam vëlla, meqë të drejtën për barazi me kombet tjera të ish-Jugosllavisë që kishin manifestuar protestuesit, demonstruesit shqiptarë, serbosllavët me bashkëpunëtorë, këtë të drejtë, e quanin veprimtari armiqësore.

-Kishte raste të ca shqiptarëve që nuk thaheshin assesi pranë presioneve të pushtetit me bashkëpunëtorë për ta diferencuar vëllain që punonte në ndonjë organet qoftë shkollore apo ndërmarrje prej vëllait që ishte i burgosur. Thjeshtë ata shqiptarë nuk i frikësoheshin jetës, e përballonin jetën edhe jashtë profesionit të tyre për të ruajtur unitetin familjar, por mbi të gjitha unitetin kombëtar, njerëzit e këtillë ishin të brumosur thellë në brendi me ndjena kombëtare.

-Pas luftës njeri vëlla që ishte në burg në ish pushtetin serbosllavë kishte vdekur, ndërsa tjetri që në atë kohë nga presioni i pushtetit serbosllavë me bashkëpunëtorë ishte detyruar të diferencohet, distancohet nga vëllai i tij, madje edhe të thoshte se nuk kamë vëlla, meqë ata ishin vetëm dy vëllezër.

-Vëllai që në kohë të pushtetit serbosllavë ishte distancuar dhe kishte thënë nuk kam vëlla, pas vdekjes së vëllait që ishte i burgosur në burgjet serbosllsve kishte hapur të pame për vëllain. Ishin organizuar ca shokë për të shkuar për t’i shpreh ngushëllime, ata e ftuan edhe atë, që veproi ndryshe, që nuk ishte diferencuar prej vëllait që ishte në burgun serbosllavë por ky nuk iu përgjigj ftesës për ngushëllime duke ju treguar shokëve se: “Nuk kam unë kënd me pa, se në kohë të vështirë thoshte ai s’kam unë vëlla”!…

-Bashkëpunëtorë vegla të shkjaut, sot mos të fusin zjarr prapë në mes vëllai vëllait, do vije dita e gjykimit s’do t’i zënë veglat e shkjaut bira e minit… Kjo punë sot e shqiptarisë është projekt i demokracisë i udhëhequr prej Amerikës. Ky është fat i lumtur i shqiptarisë i udhëhequr prej superfuqisë, ka arritur ndër shqiptar rasti jonë ta forcojmë sot ne shtetësinë tonë…