Di Maria përgënjeshtron zërat që thonë se ai kërkoi të mos luajë te Juve para Kupës së Botës

Angel Di Maria është detyruar të reagojë ndaj disa raportimeve që lidhen me të.

Ylli i Juventus, Angel Di Maria ka mohuar raportimet se ai dhe bashkëkombësi i tij, Leandro Paredes kanë kërkuar të mos aktivizohen në klubin e tyre, para Kupës së Botës.

Raportimet në Argjentinë thonë se AFA pret që lojtarët e kombëtares argjentinase të mos aktivizohen në ndeshjet e fundit para Katarit.

Këtyre zërave u reagoi anësori Di Maria. “Fake News”, shkroi ai, transmeton lajmi.net.

Di Maria iu bashkua Juves gjatë kësaj vere, me një kontratë njëvjeçare. Ai mund të kthehet në Rosario Central në 2023.

Kupa e Botës 2022 starton në nëntor të këtij viti dhe luhet deri në mes të dhjetorit.