Di Maria kërkon falje: Ishte faji im që pësuam humbje

Angel Di Maria ka marrë përsipër fajin për disfatën e Juventus ndaj Monza.

Forma e dobët e Juventus vazhdoi edhe këtë xhiro, kur ‘Zonja e Vjetër’ u mposht minimalisht në përballjen ndaj Monza.

Në këtë ndeshje, me karton të kuq u ndëshkua Angel Di Maria, i cili goditi me bërryl kundërshtarin e tij.

Pas ndeshjes, argjentinasi ka kërkuar falje dhe ka marrë përsipër fajin për humbjen e skuadrës së tij.

“Do doja t’iu kërkoja falje të gjithëve për atë sjellje të pahijshme në fushë. Lënia e skuadrës me një lojtar më pak në fushë, në momente të vështira të sezonit na bëri të humbim ndeshjet. Është i gjithi faji im për këtë humbje”, ka shkruar Di Maria në ‘Instagram’, transmeton lajmi.net.

“Më vjen shumë keq. Jam profesionist, por po ashtu njeri që mund të bëjë gabime dhe që i kupton ato gabime”, shtoi mes tjerash anësori argjentinas.

Di Maria do të jetë i suspenduar për ndeshjet ndaj Bologna dhe Milan.