Një debat familjar në Tetovë ka përfunduar me arrestimin e një 44-vjeçari, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj vëllait të tij 46-vjeçar.
Sipas informacioneve nga SPB Tetovë, gjatë incidentit 44-vjeçari dyshohet se e ka sulmuar fizikisht vëllain e tij, ndërsa i ka dëmtuar edhe telefonin celular.
Rasti është raportuar në polici dhe po dokumentohet nga autoritetet.
Sipas SPB Tetovë, pas kompletimit të dokumentacionit, ndaj 44-vjeçarit do të ngrihet parashtresa përkatëse.





