Dhuna e Zouma ndaj maceve – reagon Policia e Londrës

Lojtari francez shihet në disa video teksa godet macen e tij me shqelma e grushte, në raste të ndryshme.

Videot kanë bërë që shumë komente negative të shkojnë drejt lojtarit, përcjell lajmi.net.

Megjithatë, Policia e Londrës ka vendosur që të mos e hetojë lojtarin për pamjet e publikuara.

Videot thuhet të jenë incizuar nga vëllai i Kurt, Yoan, i cili më pas i publikoi ato në ‘Snapchat’ të dielën, një ditë pas fitores së West Ham ndaj Kidderminster.

Fati i mirë i lojtarit është që policia ka vendosur të mos ketë hetime formale për të.