Dhjetë qendërmbrojtësit më të mirë në Ligën Premier për sezonin 2022/23

Arti i mbrojtjes shpeshherë është lënë nën hije nga shkëlqimi i golave dhe asistimeve, ani pse faza e mbrojtjes është shtylla kurrizore e çdo ekipi të suksesshëm në futboll.

Asnjë ekip nuk ka qenë në gjendje të dominojnë në ligën e tyre respektive, ose në gara evopiane, pa pasur një vijë të mbrojtjes të klasit botëror.

Përgjatë viteve, Liga Premier ka qenë shtëpi e disa prej qendërmbrojtësve më të mirë në botën e futbollit si Rio Ferdinand, John Terry, Vincent Kompany dhe shumë e shumë të tjerë.

Por kush janë qendërmbrojtësit që u dalluan më shumë në vitin 2023 në Ligën Premier?

10.Sven Botman – Newcastle United

Botman ka humbur disa ndeshje gjatë sezonit për shkak të lëndimit, por forma e tij në sezonin debutues në Angli e bën atë padyshim pjesë të dhjetë qendërmbrojtësve më të mirë të vitit që lamë pas.

Mbrojtësi holandez ka bërë 38 spastrime nga zona dhe 120 ndërprerje të aksioneve, duke qenë shtyllë e mbrojtjes për ekipin e Eddie Howe.


9.Kurt Zouma – West Ham United

Zouma ka luajtur një rol të madh për faktin që Ëest Ham pozicionohet në pozitën e gjashtë në tabelën e Ligës Premier.

Ai është paraqitur në 16 ndeshje në ligë deri më tash në sezonin 2023/24 dhe gjendet në pozitën e tretë në ligë sa i përket ndërprerjes së aksioneve (76).


8.Manuel Akanji – Manchester City

Tifozët ishin të befasuar kur Manchester City nënshkroi me Akanjin para fillimit të sezonit 2022/2023. Por, reprezentuesi zviceran ka dalur të jetë një blerje e mençur nga Pep Guardiola, pasi ka luajtur një rol vital në sukseset e klubit në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.

Fakti që ai konsiderohet si njëri ndër futbollistët më inteligjentë në futboll, e ndihmon atë shumë në leximin e aksioneve.


7.Lisandro Martinez – Manchester United

Me shumë gjasë Lisandro do të gjendej më poshtë në listë, në rast se lëndimet nuk do ta pengonin argjentinasin që të humbasë një pjesë të konsiderueshme të sezonit.

Sidoqoftë, ai është një lojtar me ndërhyrje të jashtëzakonshme dhe vetëm katër lojtar të United gjenden më lartë në listë kur bie fjala tek ndërprerjet e aksioneve (87) në sezonin 2022/23.

Ai kompletoi një saktësi në pasime prej 88 për qind, duke u cilësuar kështu si një ndër lojtarët më të mirë në lojën me këmbë.


6.Gabriel Magalhaes – Arsenal

Magalhaes është një miks i lojtarit që ka fizik, është agresiv dhe ka teknikë. Braziliani ka formuar një partnerit të mrekullueshëm në qendër të mbrojtjes me William Saliban, diçka që po i tregon frytet e veta në rezultatet e klubit.

Ai është paraqitur në 15 ndeshje me Arsenalin deri më tani dhe vetëm Kai Havertz (23) ka më shumë duele të fituara në ajër.


5.Thiago Silva – Chelsea

Ani pse si 39-vjeçar, kjo nuk e ka penguar Silvan që të jetë ende njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në elitën e futbollit anglez.

Ndonëse Chelsea nuk qëndron shumë mirë në tabelë, kjo nuk e ka penguar brazilianin që të shfaq lidershipin e tij në fazën e mbrojtjes.


4.John Stones – Manchester City

Përveç paraqitjeve të mira që tregoi në fazën e mbrojtjes, Stones u aktivizua nga Guardiola edhe në mesfushë duke shkëlqyer ani pse ishte një pozicion krejtësisht i panjohur për të.

Duke marrë parasysh se ai ishte shumë afër largimit nga klubi në vitin 2020, aventura e tij me fanellën e Cityt tani ka marrë një kthesë të madhe.


3.Ruben Dias – Manchester City

Me paraqitjet e tij ndër vite, Dias me shumë meritë e ka fituar vëmendjen e komunitetit sportiv si njëri ndër mbrojtësit më të dalluar në Angli dhe në botë.

Transferime të reja u bën në fazën e mbrojtjes tek “Qytetarët”, por Dias vazhdoi i palëkundur në qëllimin e tij duke e udhëhequr klubin drejt suksesit, teksa City e ka përmbyllur vitin me pesë trofe të fituar.


2. William Saliba – Arsenal

Pasi u promovua në ekipin e parë të Arsenalit në sezonin 2022/23, jo shumë persona e kanë besuar që Ëilliam Saliba do të bëhej njëri ndër mbrojtësit më të mirë në botë.

Francezi ishte njëri ndër lojtarët më të mirë sezonin e kaluar tek Arsenali dhe për paraqitjet e tij të mira ai në fund u bë pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Angli.

Saliba ka një saktësi jashtëzakonisht të madhe prej 91.7 për qind, sa i përket ndërprerjes së aksioneve.


1.Virgil Van Dijk – Liverpool

Shumë persona kanë aluduar se Van Dijk ka pasur një rënie drastike në formë gjatë sezonit 2022/23, por statistikat e thonë të kundërtën.

Efekti që kishte ai tek ekipi i Liverpoolit që prej se iu bashkua klubit është mjaft i madh dhe aftësitë e tij prej liderit, e kanë ndihmuar klubin që të jetë një nga pretendentët kryesorë për titull edhe në sezonin 2023/24.

I nënti në listë për ndërprerje të aksioneve, i shtati për spastrime të aksioneve dhe i dyti për duele të fituara (71), të gjitha statistikat sugjerojnë se Van Dijk është rikthyer përsëri të luajë në nivelin e tij më të lartë.