UÇK dhe devijimi i një amaneti nga Ali Ahmeti!

Shkruan: Medai Shaholli

Mjeshtëria e manipulimit dhe të gënjyerit me masat është talent që nuk e zotëron gjithkush kur merr përsipër një mision për ta shpënë atë deri në fund.

Kështu u mashtruan ish luftëtarët dhe veteranët e UÇK-së gjatë konfliktit të 2001 në ‘drzhavën Severna’ nga Ali dezertori, kur atyre u tha se fituam barazinë dhe lirinë si të barabartë me sllavo-maqedonët!

Me miratimin e MO, ku shumica e shqiptarëve nuk e kishin lexuar por e kishin parë dhe dëgjuar përmes mdiave dhe Televizionit, ku shqiptarë do të fitonin shumë të drejta nëpër komunat me shumicë shqiptare, si përdorimi i gjuhës shqipe ku kjo gjuhë flitet nga së paku 20% e bashkësisë lokale që flet këtë gjuhë.

Një nga çështjet më të dhimbshme që ka ngelur i pazgjidhur edhe pas dy dekadave është dhe statusi i veteranëve të UÇK-së të lënë pasdore e tyre si të pa denjë për mundin dhe sakrificën në përballje me branitellët të cilët i gëzojnë të gjitha privilegjet dhe të drejtat sociale që ua njeh ‘drzhava’ !

Një tjetër gënjeshtër që u përdor nga shtabi i Ali Ahmetit me ‘oficirët e JNA’ (jo pse kishin shërbeyr në ushtrinë jugosllave por nga mentaliteti jugosllav i pandryshueshëm i mbrojtjes së drzhavës nga armiqtë e jashtëm e të brendshëm) se me MO nëpër komunat me shumicë shqiptare komandantët e policisë do u zgjedhkan me propozim të kryetarit të komunës por, gjithsesi do emërohen me pëlqimin e ministrit të brendshëm.

Integristët e Ali Ahmetit sot lëvdohen se kanë një ligj për përdorimin e flamurit i cili duhet të jetë në prporcion 3:1 me atë të ‘drzhavës’ ku duhet të përdoret krahas atij nëpër festa të ndryshme.

Integristët e Ali Ahmetit dhe ai vet lëvdohen për përdorimin zyrtar të gjuhës Shqipe, por gjykatat e vendit në të gjitha nivelet nuk e njohin gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare veç sllavishtes dë tyre.

Ligji për gjuhët nuk është ligji për pëdorimin e barabartë zyrtar në ‘drzhavën Severna’, por është ligj për përdorimin e gjuhëve të pakicave nëpër ato lokalitete që përbëjnë së paku 20% të përdorimit të asaj gjuhe.

Integristët e Ali Ahmetit lëvdohen për zyrtarizimin dhe funksionimit e tre Universiteteve kur nuk ka një ligj për arsimin e lartë në gjuhën shqipe!

Në të vërtetë MO ishte një leckë e arnosur dhe e mballosur me disa ‘avancime’ që nuk justifikonte sihariqin e madh që u dha luftëtarëve të tij Ali Ahmeti me eskortën e shtabit, kur i kërkuan atyre t’i dorëzojnë armët pasi gjasme kishin arritur qëllimin e kryengritjes me ‘fitoren e madhe historike’, por që në fakt ishte devijim i amanetit të luftëtarëv të lirisë për një emërtim përdhosës për gjuhën shqipe në kushtetutë.

Ahere, për këto çështje duhet pyetur Ali Ahmetin me eskortën e tij përse i rrokën armët luftëtarët e lirisë, për nofkën e turpit të 20% në kushtetutë apo për liri dhe barazi të plotë?