Deulofeu: Messi është i shkëlqyer, por Ronaldinho është më i miri

MADRID, SPAIN - NOVEMBER 19: Ronaldinho of Barcelona celebrates after scoring a goal with Lionel Messi during a Primera Liga match between Real Madrid and F.C. Barcelona at the Bernabeu on November 19, 2005 in Madrid, Spain.(Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Gerard Deulofeu ka radhitur Ronaldinhon si lojtarin më të mirë në histori të futbollit.

Deulofeu ka folur lidhur me gjashtë herë lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messi, por edhe për brazilianin Ronaldinho.

Ish anësori i Barcelonës beson se Messi është në një nivle të mrekullueshëm, por Ronaldinho është më i miri.

“Për mua, Ronaldinho është lojtari më i mirë në histori. E kam takuar atë, shkohja të shihja shumë ndeshje në ‘Camp Nou’ dhe ai ulej pranë meje. Ishte eksperiencë fantastike”, ka thënë Deulofeu, transmeton lajmi.net.

“Messi është i mrekullueshëm po ashtu. Më pëlqen shumë. Kam luajtur me të për gjashtë muaj dhe ai është person i mirë, lojtar i madh. E gjithë bota e di për Messin”, shtoi spanjolli.

Deulofeu pati dy aventura me Barcelonën gjatë karrierës së tij, por dështoi të bënte shumë me fanellën e katalanëve.