Sergino Dest ka komentuar zgjedhjen e tij për hapin e radhës në karrierën e tij.
Lojtari amerikan zgjodhi t’i jepte fund aventurës me Ajax Amsterdam, për t’iu bashkuar Barcelonës..Interesim të madh për të kishte edhe nga Bayern Munich, por ai zgjodhi të afrohej me skuadrën nga ‘Camp Nou’.Mbrojtësi i djathtë ka arsyetuar zgjedhjen e tij, me fjalitë që gjejnë edhe emrin e Lionel Messi të përfshirë aty.“Bayern janë klub i madh dhe interesoheshin për mua, por unë ndoqa zemrën time dhe nënshkrova me Barcën”, ka thënë Dest, transmeton lajmi.net. “Besoj ishte vendimi i duhur”, tha ai.“Ata janë klub me histori dhe unë gjithmonë doja të luaja aty. Është e përkryer që të luaj me lojtarin më të mirë në botë, Lionel Messin, të cilin e shihja që i vogël”, shtoi amerikani.Dest do të mbulojë hapësirat e lëna nga Nelson Semedo, ky i fundit që shkoi në drejtim të Wolverhampton Wanderers.Për pozitën e mbrojtësit të djathtë, lojtari i Amerikës do të konkurrojë me Sergi Roberto.
Sport Dest tregon pse zgjodhi Barcelonën para Bayernit