Zgjedhjet deri më tani nuk kanë qenë temë e Komisionit për sëmundje infektuese

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot edhe njëherë e përsëriti se në Komisionin për sëmundje infektuese nuk bisedohet për zgjedhjet dhe procesin zgjedhor.

Në pyetjen e gazetarëve nëse është duke u shqyrtuar mundësia për zgjedhje për të cilat insistojnë aktorët politik në shtet, Filipçe theksoi se bashkë me takimin e sotëm të Komisionit nuk është folur në këtë temë.

“Prioritet është mbrojtja e shëndetit në kuptimin e dimensionimit të masave vetëm në pajtim me numrin e të sapdiagnostifikuarve, lidhshmërinë e tyre, klasterët etj.”, tha Filipçe.

Ai theksoi se çfarëdo mase apo rekomandimi do të sillet vetëm në bazë të njohurive dhe të dhënave për pacientë të sapodiagnostifikuar./MIA