Dështon prapë Chelsea, barazon me Southamptonin

Chelsea ka dështuar në Stamford Bridge sonte ku ka barazuar me Southamptonin. Skuadra e Frank Lampard kaloi me dy gola epërsi në fillim të ndeshjes, por Southampton nuk u dorëzua dhe në fund arriti një barazim kundër Bluve të Londrës

Chelsea ka lëshuar pikë përsëri në Premier Ligë pasi që ka barazuar me rezultat 3-3 në Stamford Bridge kundër Southampton.

Blutë e Londrës e nisën shumë më mirë takimin duke shënuar gol që në minutën e 15-të me Timo Werner, i cili shënoi gol pasi dribloi tërë mbrojtjen e Southampton.

I njëjti lojtarë do të shënonte edhe në minutën e 29-të, kësaj radhe një gol të bukur me kokë.

Mysafirët do të ktheheshin në lonë në minutën e 43-të ku do të shënonte Ings.

Në pjesën e dytë Southampton hyri më mirë dhe barazoi rezultatin në minutën e 57-të.

Gabimin e Zoumas dhe Kepas e shfrytëzoi për mrekulli Adams për ta barazuar rezultatin.

Por, Chelsea kthehet shpejt në lojë, pasi që në minutën e 59-të do të shënonte një blerje tjetër e re e Chelsea, Kai Havertz.

Kur po mendohej që Chelsea po shkonte drejt tre pikëve, në skenë doli një ndërprerje për Southampton ku shënoi Jannik Vestergaard me asistim të Theo Walcott në minutën e 92 të ndeshjes.

Pas këtij barazimi, Chelsea është në pozitën e dytë me 10 pikë, 3 më pak se Everton kurse Southampton në pozitën e 11 pas pesë xhirove të Premier Ligës angleze.