Ai shtoi se atë natë, nga ana tjetër e Liqenit të Smilkovës ka dalur një automobil “Golf 2”, ngjyrë të kuqe. Një polic i ka legjitimuar udhëtarët e Golfit
Peshkatari Zoran Velkovski i cili në seancën e sotme për rastin “Monstra”, tha se natën kritike të 12 prillit 2012, bashkë me shokët është nisur në drejtim të Liqenit të Smilkovës, por nga dritat e veturave në distancë prej 40 metrave kanë vërejtur shtrirë një trup njeriu.
“E pamë një veturë. Ishte errësirë. Komentuam se janë peshkatarë. Por kur e pamë trupin na kaploi paniku dhe u kthyem rrugës së vjetër deri te Rruga e Lubotenit. Aty u ndalëm dhe thirrëm në 192, e paraqitëm rastin. Policia na tha të qëndrojmë aty. Erdhi një polic me veshje civile, më duket se me Opel Astra. Na tha ta dërgojmë deri te vendi. Kur u afruam e udhëzuam me dorë deri te vendi. Shkoi dhe u kthye. Na tha të qëndrojmë dhe të mos lëvizim”, tha dëshmitari Velkovski.
Ai shtoi se në ndërkohë atë natë, nga ana tjetër e Liqenit të Smilkovës ka dalur një automobil “Golf 2”, ngjyrë të kuqe. Sipas tij, polici i ka legjitimuar udhëtarët e Golfit, por nuk i kujtohet sa kanë qenë, transmeton Gazeta Lajm.
Poashtu dëshmitari tha se më 11 prill, një ditë para vrasjes së pesëfishtë, te Liqeni i Smilkovës ka qenë një veturë BMW me ngjyrë gri.
“Nuk e di sa persona ishin. Na u afruan, na kërkuan bukë. E pashë që nuk kanë pajisje adekuate për peshkim. Ishin të dyshimtë dhe i thashë mikut tim të largohemi. Askush nga këta që janë në gjykatë nuk ka qenë në veturën BMË”, theksoi dëshmitari Velkovski.
Në ndërkohë në gjykatë ishte prezent edhe dëshmitari Ilija Smilevski nga MPB, i cili kërkoi nga Gjykata të dërgojë kërkesë deri te ministri, që ta lejojë të dëshmojë për këtë rast. Ai tha se në atë periudhë ka qenë kryeshef për mbrotje nga terrorizmi, kurse tani është kryeshef për hetime të terrorizmit. Smilevski është paraparë të dëshmojë më 24 mars.