Dëshmitari i tretë: Jam grindur me Katica Janevën

Dëshmitari i tretë i ftuar për të dëshmuar në rastin “Zhvatja” Tome Gllavçev tha se është fjalosur me të akuzuarën e dytë, ish kryeprokuroren Katica Janevan. Mirëpo, shkaqet për këtë gjykatësja nuk e lejoi ti tregoj, duke thënë se është jorelevante për këtë procedurë. Ndërkaq, Gllavçev tregoi se është i akuzuar në lëndën e PSP-së për rastin “Banka Postare”. Ai para gjykatës tha se kur është ftuar për të dëshmuar në PSP për këtë rast, marrja në pyetje ka ngjarë si një traumë e madhe. Ai poashtu tregoi se kompania e tij “Noel”, është reklamuar në 1Tv dhe për këtë ka paguar 100.000 euro. I pyetur se çfarë ka biseduar me Bokin jashtë reklamave, ai tregoi se e ka pyetur për rastin ku është i akuzuar. “Unë shihja fotografi të Bokit 13 me Janevan dhe personalisht e pyeta a din diçka me rastin tim në ‘Bankën Postare’. Ai më tha se duhet të jesh i qetë, ti je vetëm si përfshirje kolaterale”./SHENJA/