Dëshira e Milanit, rinovimi i kontratës dhe shiriti i kapitenit për Kjaer

Simon Kjaer me gjasë do të vazhdojë të mbrojë ngjyrat “Rossoneri”.

Kapiteni i Danimarkës, Simon Kjaer pritet të vazhdojë kontratën me Milanin pas përfundimit të paraqitjes së mrekullueshme në “Euro 2020”.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Milani dëshiron që t’ia dhurojë shiritin e kapitenit bashkë me kontratën e re, transmeton lajmi.net.

Arsyeja e këtij vendimi është lidershipi i treguar i Kjaer në momentet vendimtare kur Eriksen pësoi sulm në zemër.

Marrëveshja e re do të ketë kohëzgjatje prej dy vitesh, përkatësisht deri në vitin 2023.