Derkoski: Me aplikacionin e ri KSHZ do të del më shpejt me rezultatet e para jozyrtare

Kryetari i Komisionit Shtetëror Zgjedhor, Oliver Derkoski, dy ditë para fillimit të votimit tre-ditor për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 15 korrikut, për AIM-në tha se Komisioni ka bërë përpjekje maksimale për të organizuar zgjedhje të sigurta dhe transparente.

Ai pret që votimi më 15 korrik të kalojë në mënyrë paqësore dhe me dinjitet dhe se qytetarët tanë do të tregojnë një nivel të lartë të vetëdijes dhe kulturës politike.

Ai u bëri thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë dhe të jenë të sigurt se janë të mbrojtur në mënyrë shëndetësore.

“Do të dëshiroja t’u bëj thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë dhe në të njëjtën kohë të sigurohemi që ata janë plotësisht të sigurt dhe shëndetshëm në qendrat e votimit sepse ne dezinfektojmë të gjitha vendvotimet, siguruam mbrojtje të mjaftueshme për të gjithë anëtarët e administratës zgjedhore dhe për çdo qytetar që eventualisht nuk ka maskë mbrojtëse, dezinfektues të mjaftueshëm, doreza dhe vendvotime mjaftueshme”, tha ai.

Këtë vit, me zbatimin e një aplikacionit të ri, vazhdon Derkoski, kryetarët dhe zëvendësit e bordeve zgjedhore do të jenë të detyruar të paraqesin të dhënat e pjesëmarrjes për çdo dy orë të ditës, dhe pas mbylljes së vendvotimeve dhe përcaktimit të rezultatit me ndihmën e të njëjtit aplikacion do të mundësojë transferimin e shpejtë të rezultateve në mënyrë që KSHZ të mund të dalë me rezultate fillestare jozyrtare shumë shpejt.