Gjykata e Apelit në Shkup e ka refuzuar ankesën e Arqipeshkvisë Ortodokse të Ohrit (AOO). Kjo arqipeshkvi ndryshe njihet si “kisha e Jovan Vranishkovskit”. Gjykatat, që thuajse çdo ditë regjistrojnë bashkësi të reja islame, kanë refuzuar regjistrimin e “Kishës së Vranishkovskit” edhe pse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strazbur ka sjellur aktvendim në bazë të cilit kjo Aripeshkvi duhet të regjistrohet.
“Madje pas tre viteve e gjysmë të ‘studimit dhe mendimit bazik’, Gjykata themelore civile në Shkup, në janar të vitit 2021 e ka refuzuar kërkesën e Arqipeshkvisë ortodokse të Ohrit për plotësim të aktvendimit të Gjykatës së Strasburit për regjistrim të kësaj bashkësi fetare, me arsyetim të thjeshtë se ashtu paska qenë dëshira e ministrit të parë Zoran Zaev, për të cilin nuk është sekret, që për të gjitha çyshtjet fetare është i indoktrinuar nga mitropoliti i Strumicës i KOM-it të papranuar, Naum”, thhet mes tjerash në reagimin e AOO, ku poashtu akuzohet edhe presidenti Stevo Pendarovski.
Njohësit e rrethanave fetare, por edhe ish kryetari i Bashkëisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi, kanë vlerësuar se në këtë mënyrë shteti direkt favorizon Kishën Ortodokse Maqedonase, në raport e bashkësitë tjera fetare.
Maqedoni Derisa çdo ditë regjistron bashkësi të reja islame, gjykata sërish refuzoi regjistrimin...





