Deri të martën freskët, më pas vijojnë dy ditë shumë të nxehta në Maqedoninë e Veriut

Prej nesër vijon periudhë e motit të qëndrueshëm me mëngjese më të ftohta, informoi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike.

Sipas parashikimit të DPHM-së, nesër do të fryjë erë veriperëndimore e cila do të kushtëzojë temperaturë ditore më të ulët deri të martën.

Të martën temperaturat e mëngjesit do të jenë prej 6 deri 17 gradë dhe temperaturat ditore prej 21 deri 28 gradë, ndërsa të mërkurën – minimalja prej 5 deri 15 gradë dhe maksimalja prej 15 deri 31 gradë.

“Nga e mërkura temperatura përsëri do të rritet, më shumë të enjten dhe të premten, kur do të jetë nxehtë mbi mesataren”, njoftoi DPHM.