Deri tani janë aplikuar 818.295 vaksina

Në pikat e vaksinimi në shtet dhe në terren, përfshirë ditën e djeshme janë vaksinuar gjithsej 487.975 qytetarë

Dozën e parë të vaksinës e kanë pranuar 5.977 qytetarë, ndërkaq dje gjithsej janë vaksinuar 17.085 qytetarë. Në shtet gjithsej janë aplikuar 818.295 vaksina, kurse janë rivaksinuar 330.320 qytetarë.

“Me numrat e fundit, 62% e popullsisë mbi 70 vjeç kanë pranuar së paku një dozë të vaksinës, 59% e popullsisë mbi 65 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës, 55% e popullsisë mbi 60 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës dhe 45% e popullsisë mbi 50 vjeç është vaksinuar me së paku një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Ndërkohë, është duke rrjedhë vaksinimi pa termin dhe në terren, ndërkaq nga dita e hënë do të fillojë edhe vaksinimi në kushte shtëpiake./TV21