Deri më tani 205.623 të diagnostifikuar me virus, në rajon janë paralajmëruar masa të reja

Gjithsej 7.217 raste aktive me Covid-19 janë në vend, pasi dje janë regjistruar 601 raste të reja. Për shkak të rritjes së numrit të të infektuarve të rinj, në disa nga vendet e rajonit tashmë janë shpallur disa kufizime, ndërsa në Serbi ka mbërritur lloji Delta plus, i cili thuhet se është një formë shumë më ngjitëse e virusit.

Sipas raportit të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, deri më tani në vend janë kryer 1.404.750 testime të Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 205623.

Gjithsej 190,570 pacientë janë shëruar, ndërsa 7.217 kanë vdekur. Numri i rasteve aktive është 7836.

Gjatë ditës së djeshme janë regjistruar 601 raste të reja me Covid-19, nga 4501 testime të kryera. Janë shëruar 304 pacientë, ndërsa 13 persona kanë vdekur. Më shumë të infektuar ka sërish në Shkup, ku dje janë regjistruar 217 raste të reja. Pasohet nga Manastiri me 68, Velesi me 34 dhe Kavadari dhe Kumanova me 31.

Situata me Covid-19 është duke u përkeqësuar në rajon. Qeveria sllovene, në përpjekje që ta kufizojë rritjen e shpejtë të epidemisë, mbrëmë ka miratuar numër të madh të masave të reja, por nuk vendosi për mbyllje të vendit, siç kanë rekomanduar disa ekspertë të shëndetësisë, kapacitetet e të cilëve për pacientë me Kovid-19 janë në prag të qëndrueshmërisë.

Masat e reja hyjnë në fuqi nga e hëna, ndërsa ndër të tjera përfshijnë shkurtim të orareve të punës së kafeneve dhe ndalesë e tubimit të njerëzve, të cilët nuk janë anëtarë të një familje.

Kufiri i moshës për personat të cilët duhet të kenë certifikatë për MVT (të mbijetuar, të vaksinuar, të testuar) është zvogëluar nga 15 paraprake në 12 vite, ndërsa konfirmimet për Kovid-19 do të konsiderohen si valide vetëm me identifikim me dokument personal.

Masat e reja hynë në fuqi edhe në Greqi. Dokumenti Covid, gjegjësisht certifikata për të vaksinuarit ose test i shpejtë negativ për të pavaksinuarit, së bashku me një dokument identifikimi personal, bëhen të detyrueshme për hyrje në pothuajse të gjitha ambientet e mbyllura në Greqi, përveç tregjeve dhe dyqaneve ushqimore. farmaci, pika karburanti dhe kisha.

Masat specifike për dokumentin e detyrueshëm Kovid vlejnë për qytetarët e rritur dhe fëmijët nga 4 deri në 17 vjeç mund të tregojnë deklaratë për autotest, gjegjësisht rezultat negativ nga testi për përdorim shtëpiak.

Të gjithë punonjësit e pavaksinuar të sektorit publik dhe privat, pavarësisht nga pozicioni i tyre i punës, si dhe punonjësit e objekteve fetare do të duhet të testohen me PCR ose Rapid test dy herë në javë, në vend të një herë si më parë.

Maska është ende e detyrueshme brenda, por edhe jashtë nëse ka turmë.

Si më parë, edhe tani, të gjitha masat në Greqi që vlejnë për grekët, vlejnë edhe për turistët.

Ndërkaq në Serbi me siguri ka mbërritur lloji Delta plus.

Komandanti i spitalit ushtarak të Karaburmës në Beograd, Ivo Udoviçiq, deklaroi se lloji Delta plus i virusit korona me siguri ka mbërritur në Serbi.

“Është një formë shumë më ngjitëse, kemi arsye për shqetësim të madh, sepse lloji Delta plus hyn në qeliza, është një formë shumë më ngjitëse e virusit. Kjo do të shkaktojë më shumë pacientë në baza ditore. Lloji Delta plus me siguri ka mbërritur në Serbi”, tha Udoviçiq.