“Der Spiegel” e quan Thaçin “zagar të amerikanëv”, befason Naim Miftari me deklaratën e tij: Thaçi nuk shtë “zagar”, por është…

Prestigjiozja gjermane “Der Spiegel”, e ka quajtur ish-presidentin e Kosovës, si “zagar të amerikanëve”.

Pas kësaj shprehje të përdorur nga prestigjiozja gjermane kanë vërshuar reagimet në Kosovë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se askush s’do të duhej ta quante Thaçin të tillë, pasi që ai ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike

E pas kësaj deklarate të “Der Spiegel”, ka reaguar edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Për çudi, kësaj radhe Miftari e ka mbrojtur ish-presidentin Thaçi, duke shtuar se shprehja e prestigjiozes gjermane është jo etike dhe ofenduese.

Mirëpo, Miftari shton se, ne kemi të drejt që ta quajmë Thaçin kriminel, hajn, tradhtar, vrasës e profiter, pasi që Thaçi është i yni dhe ne e njohim më mirë se kushdo tjetër.

Reagimi i Miftarit:

Thaçi nuk është Zagar por njeri!

Fjala ofenduese e revistës Gjermane si ,”Zagar Amerikan” për ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, është fjali jo etike e një gazete milionëshe, fjalë e ulët dhe ofenduese është ofendim i papranueshëm, ne kemi drejt me quajt kriminel, hajn, tradhtar, vrasës, profiter i luftës dhe poli agjent Francezo_ Serb, sepse është i joni dhe ne e njohim më mirë se çdo kush tjetër, por askush nuk ka drejt me quajt Qen të atij apo qen të këtij shteti, pasi Hashim Thaçi është ish president i shtetit tonë, mbi të gjithat është njeri si gjithë ne, njeri si gazetari që e ka shkruar atë fjali pa lidhje!